Buffon tregon pasardhësit e tij

Portieri më i mirë italian i viteve të fundit është shprehur për situatën aktuale tek skuadra e Juventusit si dhe për pasardhësit e tij në portën e përfaqësueses së kaltër." Përsa i përket titullit mendoj se akoma nuk e kemi fituar, Roma është një skuadër me mjaft vlera si Roma e cila beson gjithashtu tek titulli, sigurisht për mua personalisht fitimi i tre kampionateve radhazi është shumë i rëndësishëm.Buffon u shpreh edhe rreth çerek finales së kthimit në Europa League përballë Lyoni-t.Francezet janë një skuadër mjaft e pjekur, kanë shumë eksperiencë në kompeticionet europiane. Me gjithë se kemi fituar në takimin e parë nuk do ta kemi aspak të lehtë. Nëse më pyesni se kë do zgjidhja mes kampionatit dhe Europa League-s, pa diskutim do të zgjidhja kampionatin. - deklaroi numri një i Juventusit.Italiani u shpreh edhe rreth vendimit për të dënuar me 4 ndeshje skualifikim Matia Destron duke thënë se i vjen keq pasi e priste një përballje me sulmuesin e përfaqësueses azzurre.Përsa i përket mundësisë që Llorente e Tevez mos të jenë pjesë e Botërorit portieri i kombëtares italiane deklaroi se do të ishte një humbje e madhe për kompeticionin.Në fund Gianluigi Buffon tregoi edhe se kush mund të jenë pasardhësit e tij në portën e Italisë." Scuffet është shumë i talentuar, dhe nuk do të ishte cudi nëse do të ishte pjesë e përfaqësueses në botëror, por unë dua të vecoj edhe dy talente të tjerë, Matia Perin dhe Luca Bardi, te dy po zhvillojnë një kampionat mjaft të mirë dhe gjithashtu do ta meritonin një vend për në Brazil.Buffon cilësohet nga shumë ekspert si portieri italian më i mirë i të gjitha kohërave, si dhe një nga portierët më të mirë që ka njohur historia e futbollit.