Martino: Atletiko nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë

Trajneri i Barcelonës, Tata Martino është i zhgënjyer për mënyrën se si e ndali Atletico Madridi skuadrën e tij që të gjejë ritmin e lojës, në humbjen 1: në Vicente Calderon. Goli i shpejtë i Kokes e dërgoi ekipin e Diego Simeones në gjysmëfinale, me rezultatin e përgjithshëm 2:1, ndërsa Barça nuk arriti të shënonte në dy raste në të parën me Messin dhe në të dytën me Ksavin.Tekniku argjentinas Tata Martino deri tani në këtë sezon nuk ka arritur të mposhtë asnjëherë kolegun e tij Diego Simeone në 5 përballje në të gjithë kompeticionet. Ai shprehet se në rast se lojtarët e tij do të tregoheshin më të ftohtë përpara portës Barcelona tashmë do të ishte në gjysmëfinale."Ky rezultat erdhi sepse Atletiko tregoi se është një skuadër më e mirë. Ne patëm mundësi mjaftë të mirë dhe shënuam vetëm një gol në ndeshjen e parë", deklaroi trajneri argjentinas për Uefa.com."Në disa raste, ne nuk arritëm të dilnim në lojën tonë fal mënyrës së si luajti kundërshtari. Atletico mbajti disa lojtarë pranë zonës së rreptësisë dhe e bënë këtë mjaft mirë. Kjo na vendosi në vështirësi pasi nuk kishim hapësira"Në fund Martino theksoi se një faktor I rëndësishëm ishte edhe tifozeria kundërshtare e cila ishte në një ditë të shkëlqyer."Tifozë të tillë në stadiumin Vicente Calderon është e vështirë t'i gjesh në Evropë, por kjo është e zakonshme në Argjentinë. Duhet të vazhdojmë të luftojmë në dy kompeticione, të cilat na kanë mbetur: kampionat dhe Kupën e Mbretit", përfundoi ai.