De Boer mes Barcelonës dhe Tottenhemit
Pavarësisht se Gerardo Martino së fundmi ka marrë mbështetjen e drejtuesve të Barcelonës, vazhdojnë të qarkullojnë dyshime rreth të ardhmes së tij për postin e trajnerit të klubit katalanas.Sipas “Sportmediaset”, në rast se kryesia e Barcelonës vendos të bëjë ndryshime në stafin teknik pas përfundimit të këtij sezoni, atëherë Lionel Messi dhe shokët e tij mund të udhëhiqen nga Frank de Boer. Trajneri i Ajaxit ka treguar se ka njohuritë e duhura për të krijuar karrierë të madhe si trajner, pas asaj të suksesshmes si futbollist.Mesa duket ai ka filluar të përmendet më shumë se sa një ide e thjeshtë nga gjiganti katalan, klub më të cilin ka luajtur gjatë periudhës 1999-2003.Ndërkohë që tekniku holandez është në listën e Tottenhemit për sezonin e ardhshëm për të zënë vendin e Tim Sherud, i cili me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit. Shpenzimet stratosferike të Spërsave dhe rezultatet aspak të kënaqshme, kanë bërë që presidenti Lëvi të shoh për një tjetër trajner. De Boer është tekniku i duhur për të marr një skuadër të mbushur nga shumë futbollist cilësor, por që nuk kanë treguar thuajse asgjë nga aftësitë e tyre.