Chelsea fiton dhe kualifikohet në fund

Jose Mourino dhe Chelsea i tij kanë arritur të bëjnë mrekullinë në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve, teksa kanë arritur një fitore të madhe 2-0 ndaj PSG. Dy lojtarët e ardhur nga stoli, Shyrle dhe Dem Ba, kanë qenë heronjtë e bluve të Londrës.Pas fitores së lehtë në takimin e parë të PSG me rezultatin 3 me 1, Chelseat i duhej një fitore me dy gola avantazh, në mënyrë që të prekte gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Fillimi ishte i qetë për të dyja skuadrat. Skuadra nga kryeqyteti francez përpiqej që me kundërsulme të kërcënonte portën që mbrohej nga Piter Çeh. Në minutën e 17 Chelsea pësoi një goditje të rëndë kur belgu, Eden Hazard u detyrua të linte fushën për shkak të një dëmtimi. Ai u zëvendësua me gjermanin Andre Schurrle, i cili rezultoi të ishte vendimtar pasi në minutën e 32-të pas një rrëmuje në zonë e dërgon topin në rrjetë. Vetëm 5 minuta më vonë Chelsea ishte afër dyfishimit të avantazhit me Geri Kehill.Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në të dytën skuadra e Jose Murinjos do të hynte në fushë e karikuar në kërkim të golit të kualifikimit. Rastin e parë e kishte golashënuesi i pjesës së parë, Andre Shurle. Gjermani pasi mori një pasim nga Uillian lëshoi një goditje që u ndal nga shtylla. Pas një goditje dënimit shtylla do të isha pengesa për talentin Oskar.Nga ana tjetër, Edinson Cavani pati rastin më të mirë që të përfundonte ëndrrën e bluve por futbollisti uruguaian i vetëm përballë Çeh nuk arriti të dërgojë topin drejt rrjetës. Tre minuta para fundit, i ardhur nga stoli, Demba Ba përmbysi gjithçka kur shënoi golin që çmendi Murinjon që tashmë e ka të gjithë vëmendjen te ndeshja gjysmëfinale, kundërshtarin e së cilës do ta mësoj të premten.