Mbyllet "Different Trains", instrumentistët më të njohur shqiptarë dhuruan emocione në UA
I madhi Beethoven me një vepër si sonata "Kreutzer”, dikur zhduku muzikën e dhomës nga sallonet princërore, për ta çuar në arenën e publikut të gjerë.Këtë ka bërë edhe violinisti i mirënjohur Tedi Papavrami dhe grupi muzikantëve më të mirë ndërkombëtare. Ata kanë sjellë për artdashesit shqiptarë me mjeshtëri, sonata për violinë dhe piano no. 9 "Kreutzer " në la mazhor, op. 47 duke shenuar edhe fundin e Festivalit "Different Trains" ne sallën e Universitetit të Arteve."Different Trains Festival" është festivali instrumental me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Qëllimi është bashkimi, në Shqipëri, i disave prej artistëve më të mirë shqiptarë, të afirmuar jashtë vendit dhe disa prej muzikantëve të huaj me reputacion ndërkombëtar për të luajtur të gjithë së bashku për herë të parë në Shqipëri.Publiku shqiptar ka patur mundësine të shohë dhe shijojë nga afër nje repertor të gjerë muzikor, i cili shkon nga kryevepra të repertorit botëror deri tek premierat e pjesët kontemporane në Shqipëri.