Lezha në rrezik përmbytje, hapen portat e HEC-ve Ulëz e Shkopet

Reshjet e shumta të shirave, të cilat ditët e fundit kanë qenë në intestitet shumë të lartë, kanë bërë që të rriten prurjet në Hidrocantralin e Ulzës.Prurjet kanë shkuar në 140 m³/sec, ndërsa në HEC-in e Shkopetit janë rreth 190 m³/sec. Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe rritjes së prurjeve në këto dy hidrocentrale është rritur edhe niveli i tyre, duke përbërë në këtë mënyrë edhe rrezikun e përmbytjeve.HEC-i i Ulzës ka kaluar kuotën maksimale në 128.50 m, ndërsa shkarkimi është 100 m³/sec. Në Hidrocentralin e Shkopetit niveli i ujit ka kaluar kuotën maksimale prej 74.60 m dhe shkarkimi është 150 m³/sec.Hidrocentrali i Ulzës punon me kapacitet të plotë prej katër tumbinash dhe ai i Shkopetit po me kapacitet të plotë prej dy tumbinash. Aktualisht në të dy hidrocentralet prodhohet 1 milion e 100 mijë kilovat orë energji elektrike në 24 orë.Edhe pse stafi i këtyre dy hidrocentralve të rëndesishem jo vetëm për zonën por edhe për të gjithë vendin është në gadishmëri, prapa situata paraqet rrezik, aq më tepër nëse reshjet e shiut vijojnë me këtë intesitet.Hapja e portave të hidrocentraleve Ulëz dhe Shkopet mund të rrezikojë përmbushjen e disa komunave në zonën e Kurbinit, duke sjellë situata edhe më alarmante për banorët në këtë kohë dimri, ku temperaturat sa vijnë dhe pësojnë rënie.