Abuzimet me çmimet në Tiranë, Bashkia do ti publikojë çdo ditë

Nëse do të konstatohen ngritje abuzive të çmimeve të produkteve gjatë festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës ka premtuar ngritjen e nje apo dy tregjeve provizore ku qyetarët të kenë mundësi të blejnë produkte me çmime me të lira.Gjatë monitorimit të çmimeve në tregun "Dinamo", Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimi tha se duke filluar nga sot e në mënyrë të përditshme, do të bëhen transparente për mediat publikimi i çmimeve mesatare të fruta-perimeve dhe produkteve të shportës.Paralelisht bashkia e Tiranës po monitoron 6 tregje në kryeqytet në mënyrë që të parandalohet rritja abuzive e çmimeve, dukuri kjo që vihet re kryesisht me afrimin e festave të fundvitit.