Të drejtat e LGBT: Shqipëria ka bërë hapa para, ka ende punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2012, 16:43
Shqipëria ka ecur përpara në mbrojtjen e të drejtave të lesbikeve, gejve, biseksualëve dhe transeksualëve. Ka qënë ky konstatimi që kanë bërë përfaqësuesit e Ambasadës Pink në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Avokatin e Popullit dhe ambasadorin holandez në Shqipëri.Ndërsa Avokati i popullit, z.Totozani tha se i është drejtuar Ministrisë së Punës, të Drejtësisë dhe asaj të Arsimit me rekomandime të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e personave LGBT dhe për t'i çuar ato një hap më para.Përfaqësuesit e institucioneve përkatëse u shprehën njëzëri për më shumë punë dhe ngulmim që ky komunitet të jetë i barabartë dhe i përkrahur në shoqërinë tonë. Ky takim u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.