Dy vendet vakante në KLD, ja kandidaturat
Zbardhen emrat e kandidatëve për dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.Përzgjedhja e dy anëtarëve të rinj të KLD-së do të bëhet më datën 14 dhjetor në Mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare (KGJK).Për këto vende vakante, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë shpallur kandidaturat e tyre 7 (shtatë) gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë, nga gjykatat e apeleve, të cilët do të zgjidhen nga kolegët e tyre për një manadat 5 vjeçar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Ja kandidatët për dy vendet në KLD1. Dhimitër Lara - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda2. Lefter Jahaj - Gjykata e Apelit Tiranë3. Astrit Haxhialushi - Gjykata e Apelit Tiranë4. Agron Papajani - Gjykata e Apelit Tiranë5. Sokol Binaj - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda6. Zegjine Sollaku - Gjykata e Apelit Tiranë7. Artan Broci - Gjykata e Apelit Tiranë