Olldashi me pronarët: Të vendosur për t`i kthyer pronën të zotit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2012, 14:37
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se qiraxhinjtë duhet të lirojnë shtëpitë e ish-pronarëve, 38 pronarë tashmë të ligjshëm kanë në duart e tyre urdhërin e ekzekutimit të gjykatës.Në amjentët e entit kombëtar të banesave ministri i punëve publike Sokol Olladshi ka shpërndarë këto urdhëra,duke shprehur vendosmërinë e qeverisë për të kthyer pronën tek i zoti.Ndërsa një nga pronarët e ligjshëm u shpreh se kishte dalë nga shtëpia e tij që në moshën 5 vjeçare,dhe pas 66 vjetësh po e rimerr përsëri.Tanimë pronarët do të paraqiten tek përmbaruesit, të cilët do ekzekutojnë urdhërin e gjykatës. Ndërkaq vetëm në Tiranë janë rreth 200 familje pronarësh të cilët kanë plotësuar formularët për marrjen e pronës që u takon me ligj.