Integrimi, Sequi: Transformimi është i mundshëm

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi kërkoi nga klasa politike reflektim për të bërë të mundur ecjen përpara të vendit drejt integrimit europian.Duke folur në konferencën e donatorëve, ambasadori Sequi theksoi se tranformimi i shqipërisë është i mundshëm nëse angazhohen të gjithë aktorët politik në vend."Shqiptarët dëshirojnë të jenë qytetarë të vërtetë evropianë.  Në një sondazh,87 % e shqiptarëve e shohin zhvillimin me anë të perspektivës evropiane.  Taksat e qytetarëve tanë transferohen këtu,që të përmirësohet  jeta e shqiptarëve.  Transformimi është i mundshëm me angazhimin e të gjithëve. Shqipëria ka bërë arritje gjatë këtyre 20 viteve por ka ardhur koha që të reflektohet në veprimet konkrete për atë që është arritur dhe për të atë të cilën nuk është arritur” tha Sequi.Sipas ambasadorit Sequi, përmbushja e reformave e çon Shqipërinë në një rrugë të pakthyeshme drejt integrimit ndërsa shtoi se  marrja e statusit të kandidatit  do të thotë pjekuri dhe përpjekje e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian."Duhet të jemi transparentë dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve Transformimi i Shqipërisë në një demokraci mirë-funksinale e të begatë bazohet në tre shtylla: te vullneti i qytetarëve për integrimin evropian është dëshmuar në 20 vitet e fundit, te vullneti i klasës politike shqiptare, integrimi duhet të jetë objektiv kombëtar dhe plotësimi i reformave mbeten në  axhendën tonë për Shqipërinë. Nuk jemi këtu, që të arrijmë dhe të harrojmë, por të arrijmë dhe të jemi të qëndrueshëm” shtoi ambasadoriNdërkohë, ministri i inovacionit Genc Pollo deklaroi se ditën e enjte do të publikohen të dhënat kryesore për censusin. Ndërsa e cilësoi si mjaft të rëndësishëm censusin, Pollo  vlerësoi edhe kontributin e BE-së për realizimin e tij në Shqipëri."Censusi ka qënë një sfidë për Shqipërinë dhe dua të falenderoj Bashkimin Europian për kontributin. Të enjten do të prezantojmë gjetjet e censusit dhe rezultatet. Në shqipëri është realizuar me sukses edhe censusi për bujqësinë” tha Pollo.Gjithashtu, ministri ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres në fushën e prokurimit public ndërsa theksoi se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet për qeverinë shqiptare.