Buxheti, fondet e vendorëve do shpërndahen sipas censusit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2012, 14:18
Qeveria do ti shpërndajë fondet e pakushtëzuara te vendorët në bazë të dhënave më të fundit të censusit.Ky ndryshim u propozua në komisionin e ekonomisë dhe Financave ku u diskutua kalimi i buxhetit 2013-ës nen për nen.Propozimi i mazhorancës për transfertat e pakushtëzuara u kundërshtua prej opozitës por u mirëprit nga ministria e financave.Si në të gjitha mbledhjet edhe këtë radhë komisioni i ekonomisë nuk i shpëtoi debateve në lidhje me rritjen e borxhit dhe krizën në sektorin energjitik.Buxheti pritet të kaloj për miratim nen për nen këtë të enjte në Parlament. I gjithe procesi i diskutimit për buxhetin parashikohet të mbyllet brenda këtij muaji për të hyrë në fuqi më 1 Janar 2013.