PS kërkon sqarime për Albpetrolin, Bozdo: Procesi i privatizimit po vijon
Opozita ka kërkuar sot sqarime nga ministria e ekonomisë për procesin e privatizimit të kompanisë Albpetrol.Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku METE do të raportonte për buxhetin 2013,deputeti Eduard Shalsi ka kërkuar shpjegime mbi ecurinë e procesit dhe për problemet e lindura."Nuk po e kuptojmë se çfarë shkoi keq në procesin e privatizimit të Albpetrolit. Çfarë do të thotë nuk është plotësuar kushti, nuk mund të keni këtë arsye. Garancia merret që në momentin që nënshkruhet marrëveshja” theksoi Shalsi.Në përgjigje të pyetjeve të opozitës, Zv.ministri i METE-së Eno Bozdo theksoi se procesi i privatizimit të Albpetrolit është në vazhdim dhe do të kalohet tek ofertuesit e tjerë.Zv.ministri Dervishaj dje shpjegoi gjithçka për procesin e privatizimit të Albpetrolit. Kompania që fitoi tenderin për privatizimin nuk kishte dokumentat e garancisë. Janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, ne shtymë afatin, por kompania nuk e respektoi. Në këtë mënyrë ne nisëm kërkesën tonë për fondin e garancisë së kontratës” tha Bozdo.Ndërkohë Zv. ministri i ekonomisë Bozdo iu referua edhe situatës hidrike në vende duke garantuar se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë ndërprerje të energjisë elekrike gjatë dimrit.