Debate në komisionin për buxhetin e ministrisë së kulturës

Diskutimi i buxhetit për Ministrinë e Kulturës ka sjellë debate mes opozitës dhe maxhorancës, sidomos kritika ndaj institucioneve kulturore dhe sportive në Shqipëri.Përtej debateve për shifrat financiare përplasjet janë përqendruar tek vlerësimi i punës që në disa raste  nga opozita u konsiderua si mediokere dhe sipas saj shifra prej 2.002.846 mije lekë nuk shërben për zgjidhjen e problemeve.Diskutimet janë përqëndruar edhe në çështje të tjera që mbulohen nga Ministia e Kulturës, ku deputetët kanë kërkuar shpjegime edhe për çështjen e piramidës dhe promovimin e turizmit.