Nishani takon Llallën: Prokuroria,e pavarur nga çdo ndikim politik

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka kërkuar  një prokurori të pavarur dhe jashtë çdo ndikimi nga politika, apo aktorë të saj, në mënyrë që vendimmarrja të jetë e drejtë dhe në zbatim të Kushtetutës dhe ligjës.Në një takim me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, presidenti Nishani nënvizoi domosdoshmërinë e kryerjes së reformave në Prokurori si pjesë e reformës në drejtësi me synim rritjen e besimit të qytetarëve dhe vetë prokurorëve në sistemin e drejtësisë.Presidenti Nishani gjithashtu e siguroi kryeprokurorin për mbështetjen maksimale në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar.Ndërsa Kryeprokurori Llalla shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe dakordësinë e tij me Presidentin Nishani, se në këtë sfidë të rëndësishme do të ketë prioritet pikërisht forcimin e besimit të opinionit publik për këtë institucion, si dhe forcimin e besimit te puna e njerëzve që kryejnë çdo ditë detyra delikate në përballje me shkelësit e ligjit.Prokurori i Përgjithshëm e siguroi Kreun e Shtetit se në këtë detyrë do të jetë garant i vlerave më të larta morale dhe integritetit në radhët e prokurorëve dhe të gjithë punonjësve që ushtrojnë funksione të tjera në organin e akuzës, si dhe do të ushtrojë funksionin e lartë me përkushtimin maksimal për ta vënë institucionin e Prokurorisë në shërbim të së mirës më të madhe publike.Ky është takimi i parë që Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla zhvillon me presidentin Nishani pas marrjes së detyrës në krye të organit më të lartë të akuzës.