Zhdukja e 10-vjeçarit në kryeqytet, familjarët tre numra telefoni për informacion
Vazhdon misteri i zhdukjes së 10 vjecarit Julian Çela, për të cilin prej 12 ditësh nuk dihet asgjë. Historia vjen me një zhvillim të ri ku familjarët e Julianit janë të gatshmë të ofrojnë një shumë parash për këdo që di dicka dhe jep informacione për vendndodhjen e djalit të tyre. Për këtë arsye ata vënë në dispozicion edhe tre numra kontaktit 0696503814, 0694321796, 0685804565.Ndërkohë që nga data 30 nëntor Julian Çela është shpallur i zhdukur, ku për herë të fundit është parë në një qendër interneti në zonën e Laprakës aty ku banon edhe familja e tij.Mengjesin e datës 30 nëntor 10 vjecari ka qënë në këtë qendër internet dhe nga aty ai është thirrur nga një person i panjohur, të cilin edhe dëshmitarët okularë nuk e kanë njohur, çka shton më shumë misterin e zhdukjes së 10 vjeçarit. Kjo ka qënë hera e fundit kur është parë fëmija dhe ende pas 12 ditësh për të nuk dihet asgjë. Sipas babait të Julianit ai ishte një fëmijë i qetë dhe jo problematik, prandaj edhe largimi i tij në këtë mënyrë është i dyshimtë.Ndërkaq të afërmit e 10 vjecarit përjashtojnë mundësinë e ndonjë hakmarrje, pasi ata nuk kanë patur ndonjë problem të kësaj natyre. Ndaj babai i fëmijës së humbur Skënder Cela bën apel për ndihmë dhe kush ka ndonjë informacion që ndihmon sadopak në gjetjen e Julianit është i lutur të kontaktojë në tre numrat e sipër cituar.