Rama: Mosmarrja e statusit nga keqqeverisja

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar qeverinë për mosmarjen e statusit kandidat për Shqipërinë.Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, kryesocialisti Rama theksoi se qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian.“Shqipëria e gjen veten sërish të refuzuar sepse nuk bën dot zgjedhje të lira dhe të ndershme, për shkak se vendi është mbytur në batakun e korrupsionit dhe s`ka luftuar krimin e organizuar dhe për shkak të rolit të qeverisë për mos përmbushjen e 12 kritereve të kërkuara nga Bashkimi Europian” tha Rama.Rama i është përgjigjur edhe deklaratave të kryeministrit Berisha se opozita nuk paraqiti asnjë amendament për buxhetin e 2013-ës duke theksuar se e rëndësishme është administrimi i borxhit."Është e domosdoshme që ne të bien dakort për një ndryshim me rëndësi shumë të madhe që ka të bëjë me administrimin e borxhit. Të gjithë duhet ta kuptojnë që borxhi nuk është i shtetit dhe heqja e kufirit të borxhit duke e çuar mbi 62 përqind bie ndesh me interesin e çdo familje të zakonshme shqiptare. Vlera e kursimeve të tyre në lekë është cënuar drejtpërsëdrejti që prej momentit që borxhi ka kapërcyer mbi 62 përqind dhe tavani është hequr. Ne kërkojmë të përcaktojmë me ligj masën e borxhit dhe të mos lejomë një borxh pa asnjë tavan dhe e bëjmë këtë duke menduar se pas pak muajsh do të jemi ne që do ta qeverisim Shqipërinë” tha Rama.Rama i është përgjigjur edhe akuzave të Berishës për bujqësinë, Rama ka thënë se  ky sektor është në gjendje të mjeruar dhe fermerët sipas tij ankohen për mos shitje të prodhimit.“Mjafton të bësh një kalim të painteresuar në një treg të produkteve bujqësore për të kuptuar se në çfarë gjendje është sot fshati dhe çfarë hendeku ka mes atyre që përshkruan kryeministri dhe atyre që jetojnë njerëzit në fshat. Në tregun bujqësor të Lushnjes, tregtarët ankohen se nuk shesin dot as nën kosto produktet e tyre. Ky është realiteti i fshatit sot ashtu sikundër realiteti i ullirit në Berat, flet më shumë sesa cdo shembull tjetër për faktin se në cfarë aventure i shtyn njerëzish e zakonshëm një qeveri që nuk mban përgjegjësi për ato që thotë dhe një kryeministër që funksion me parimi zhvejkjan ç’më duhet mua se c’them unë”tha Rama.

Sipas Ramës buxheti i 2013-ës do e zhysë edhe më tej vendin në borxhe si dhe do të rrisë edhe më tej papunësinë.
"Borxhi publik u rrit 2.2 miliardë lekë për 4 vite dhe është bërë i papërballueshëm për shoqërinë ndërsa shoqëria ka rënë 42 vende nga renditja e transparencës që kur kjo qeveri është ulur për ta qeverisur këtë vend me duar të pastra. Çfarë mund të thuhet kur kryministri thotë që ka krijuar vende të padukshme punë  dhe INSTAT deklaron se gjatë 3 muajve të fundit janë ulur vendet e punës” tha Rama.Ndërsa deputeti i PS-së Ditmir Bushati ka paraqitur përpara grupit parlamentar socialist vendimin e BE-së për të mos i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.Sipas deputetit Bushati, BE-ja deklaron se ka pasur vetëm arritje në 4 fusha për të cilat opozita ka dhënë kontributin e saj."Komisioni ka theksuar se Shqipëria ka bërë arritje në ato fusha ku roli I opzoitës ka qënë vendimtar siç janë reforma zgjedhore, procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, përmirësimi  rrënjësor i ligjeve të mbetura me shumicë të cilësuar dhe kontributi ynë  për postet vakante për Gjykatën e Lartë” tha Bushati.