Tiranë, grabitet apartamenti i një biznesmeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2012, 13:30
Grabitet në mes të ditës një apartament pranë qendrës së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mine Peza” ku persona ende të panjohur kanë grabitur një banesë në katin e tetë të një pallati.Mësohet se banesa i përket një biznesmeni, identiteti I të cilit nuk bëhet ende i ditur ndërsa ende nuk dihet shuma e grabitur në apartamentin e tij.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.