Berisha në Facebook: Themelimi i PD-së, rilindje e dytë

Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot demokratët me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.Përmes rrjetit social “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se themelimi i PD-së është dita e shpëtimit dhe e shpresës së madhe.Sot kremtojmë 22 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Po bëhesha gati të shkruaja një status për këtë ngjarje dhe më erdhi në mënd ajo natë e ftohtë e 11 Dhjetorit 90 kur sëbashku me një grup studentësh e intelektualësh, Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon etj, diskutuam dhe vendosëm themelimin e pluralizmit politik njëherazi dhe PD-në si forcë e parë opozitare të vërtetë të vendit. Themelimi i PD-së mund të quhet dita e shpëtimit dhe e shpresës së madhe, dita e rilindjes së vërtetë të dytë kombëtare sepse Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore në vendin ku ato ishin të ndaluara me Kushtetutë, e vokacionit perendimor dhe integrimit Euro - Atlantik dhe Evropian të saj, si parti e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare. Asokohe ky vizion dukej thjesht një utopi, mbasi vendi kishte përjetuar izolimin më të thellë, mjerimin më të madh” thekson Berisha.Më tej kreu i PD-së shpreh bindjen se së shpejti do të bëhet realitet ëndrra europiane e të gjithë shqiparëve brenda dhe jashtë atdheut.“Shqiptarët jashtë Shqipërie në Rajon përjetonin pushtimin më të egër. Por sot, pas 22 vitesh, ëndrra e tyre, e një shoqërie të lirë, e shqiptarëve të lire kudo që ata jetojnë, e antarësimit në NATO, është bërë e vërtetë. Kam bindjen se nuk do të vonojë së shëndrruari në realitet edhe shembja e murit të bllokimit dhe avancimit të madh të integrimit evropian” përfundon deklarata e Berishës në Facebook.22-vjetori i krijimit, Rama: Sot PD-ja është zhgënjimNdërkohë në lidhje me deklaratën e kryeministrit ka reaguar në Twitter edhe kryetari i PS-së Edi Rama i cili ka theksuar se Partia Demokratike  sot paraqet zhgënjim."2 vjet përpara PD-ja ishte shpresa,sot është zhgënjimi.Në 2013-ën PS në qeverisje për të rilindur Shqipërinë, PD në opozitë për të rilindur vetë!” shkruan Rama.