Policia e shtetit: Ja situata e akseve rrugore
Reshjet e dëborës të rëna gjatë ditëve të fundit kanë sjellë përkeqësim në disa prej akseve rrugore. Policia e Shtetit ka publikuar listën e akseve rrugore ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, ku më problematike gjendja paraqitet ne qarkun e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Lezhës dhe Korçës.Gjithashtu policia e shtetit thekson se shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t'ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.Në qarkun Kukës:Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm në Kukës në 60 cm në lartësitë mbi 800 m, gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:1. aksi rrugor Morinë - Klimash i kalueshëm me zinxhirë,2. aksi Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë,3. aksi B.Curri - Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,4. aksi B.Curri - Fierzë i kalueshëm me zinxhirë,5. aksi B.Curri - Valbonë i pakalueshëm,6. aksi Krumë - B. Curri i pakalueshëm,,7. aksi Krum - Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm,9. aksi Kukës - Ujmisht - Lusën i pakalueshëm,10. aksi Lusën-Bushtricë-Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,11. aksi Kukës - Shëmri i pakalueshëm,12. aksi Shëmri - Qafë Shllak i pakalueshëm,13. aksi rrugor Topojan - Shishtavec i pakalueshëm,Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.Në qarkun Dibër:Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm deri në 60 cm, gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos i kalueshëm me zinxhirë mevështirësi në disa segmente.2. aksi rrugor Klos - Burrel - Ulzë i kalueshëm me zinxhirë,3. aksi Shupenzë - Ostren i pakalueshëm,4. aksi Krastë - Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm6. aksi Peshkopi - Muhurr - Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,7. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç i pakalueshëm,8. aksi Stëblevë - Librazhd i pakalueshëm,9. aksi Arras - Lurë i pakalueshëm,Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.Në qarkun Shkodër:Trashësia e borës në zonat malore është mbi 30 cm, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:1. aksi rrugor Shkodër - Koman i kalueshëm në disa segmente me zinxhirë,2. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë një sens,3. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,4. aksi Fushë Arrës - Gjegjan i kalueshëm me zinxhirë me një sens,5. aksi Gjegjan - Shpal i pakalueshëm,6. akset Koplik - Razëm i pakalueshëm,7. aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh të pakalueshme,8. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,9. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierzë i pakalueshëm,10. aksi Fushë Arrës - Iballë i pakalueshëm,Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.Në qarkun Lezhë:1. aksi Fan - Kalimash me zinxhirë,2. aksi rrugor Mirditë - Shpal i kalueshëm me zinxhirë në disa segmente,3. aksi Shpal - Gjegjan - Fushë Arrës i pakalueshëm,4. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugorejanë të pakalueshme,Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme, po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve, kryesisht në Autostradë.Në qarkun Elbasan:1. aksi Përrenjas - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,2. aksi Librazhd - Bulqizë i pakalueshëm,Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.Në qarkun Korçë:1. aksi rrugor Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm mezinxhirë pasi ka ngrica,2. aksi rrugor Boboshticë - Dardhë i pakalueshëm,3. aksi rrugor Korçë - Voskopojë i pakalueshëm,4. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,5. aksi Korçë - Goricë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.Në qarkun Berat:1. Në disa komuna të Skraparit ka vështirësi në qarkullim,2. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.Në qarkun Gjirokastër:1. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë në disa segmente,Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.Në qarkun Vlorë:1.Në aksin rrugor Vlorë - Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, pasi ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Sipas policisë në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.