Reshjet e dëborës, probleme në Gjirokastër

Reshjet e dëborës të rëna përgjatë gjithë natës së mbrëmshme kanë krijuar vështirësi në disa zona të qarkut të Gjirokastrës.Sipas informacioneve probleme ka pasur në komunën Zagori të Gjirokastrës ku trashësia e dëborës arrin në 20 cm dhe lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhir.Gjithashtu probleme ka pasur edhe në komunën Frashër të Përmetit dhe në Qafën e Muzhës ku  qarkullimin e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë si pasojë e dëborës dhe akullit në rrugë.Ndërkohë në  zonat veriore dhe juglindore të vendit prej disa ditësh ka vështirësi të lëvizjes së automjeteve si pasojë e reshjeve të dëborës.