Albpetroli, “Vetro Energy”: Të gatshëm të japim garancinë
Kompania fituese e tenderit për privatizimin e Albpetrolit “Vetro Energy” ka reaguar pas deklaratave të ministrisë së ekonomisë se kompania nuk ka kryer pagesën brenda afatave të përcaktuara, duke shkeluar afatet e nënshkrimit të kontratës.Në një deklaratë për shtyp kjo kompani ka konfirmuar se i është kërkuar që të dorëzojë një garanci kontrate prej 20 % lidhur me negociatat për blerjen e Albpetrolit.Gjithashtu kompania thekson se është e gatshme ta japë fondin e garancisë por shton se një garanci e tillë normalisht dorëzohet pas nënshkrimit të një kontrate formale mes palëve.“Vetro Energy” thekson më tej se mbetet shumë punë për t'u bërë deri në nënshkrimin e kontratës me qeverinë shqiptare."Ne kemi kërkuar nga Qeveria një numër dokumentesh të lidhura më privatizimin. Nga ana e saj, Qeveria ka kërkuar një garanci kontrate, të cilën Vetro Energy do ta japë brenda pak ditësh. Këto janë negociata komplekse dhe ka shumë detaje për t'u mbuluar. Gjithsesi, unë kam besim se së bashku me Qeverinë do të finalizojmë negociatat së shpejti dhe do arrijmë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit" ka deklaruar përfaqësuesi i kompanisë Vetro Energy.Ndërkohë data 3 dhjetor ka qenë afati i fundit për nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Albpetrolit , por nuk ka pasur përfundim të negociatave, dhe kompania nuk ka depozituar garancinë e kontratës dhe si rezultat, Ministrisë i ka lindur e drejta dhe ka filluar procedurën e kërkimit të 85 milionëshit të garancisë.Për privatizimin e kompanisë së naftës dhe gazit “Albpetrol” kanë shprehur interes 6 firma të huaja. Çmimet e ofruara prej tyre kanë dallime të mëdha, nga 850 milionë euro, që është oferta më e lartë e dhënë nga kompania Vetro Energy, në 52 milionë dollarë nga Gazpromi rus.. Po ashtu kompania Amber Shine ofroi 790 milionë euro për “Albpetrolin” duke u renditur e dyta në tender, Bankers Petroleum ofroi 303,8 milionë euro, Consorciu Ëin Bussines ofroi 297, 6 milionë euro.