Aksident në Elbasan, makina përplas 3 adoleshentë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2012, 08:28
Një aksident me pasojë plagosjen e 3 adoleshentëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pajovë ku automjeti i cili drejtohej nga 57-vjeçari Isuf Bahja ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 3 adoleshentët me inicialet A.H 16 vjeç, Rr.M. 17 vjeç dheJ.B. 15 vjeçMenjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.