Tiranë, vjedhje masive e sahatëve të ujit te “Pazari i ri”
Rreth 50 familje në zonën e “Pazarit të ri” në kryeqytet janë zgjuar pa ujë në shtëpitë e tyre, pasi matësit e ujit ishin vjedhur gjatë natës.Sipas banorëve të dëmtuar, vjedhja ka nisur që pasditen e djeshme dhe ka vazhduar gjatë gjithë natës. Gjitashtu banorët ngrenë shqetësimin për mungesën e ujit në shtëpi, por frikën se mund të vidhen sërish.Ndërkaq banorët shrehen se kanë kontaktuar edhe ndërrmarrjen e Ujësjellësit dhe u është thënë se duhet ti blejnë përsëri matësat në mënyrë që tu kthehet uji në shtëpi.Ndërkaq në vendngjarja kanë mbërritur edhe forcat e policies, të cilat kanë nisur hetimet për kapjen e autorevë.Por kjo nuk është zona e vetme në Tiranë e cila ka patur këtë problem, kështu edhe në disa lagje të tjera në zonën e Selvisë është hasur i njëjti problem ku matësat vidhen për tu shitur më pas si skrap në pikat e grumbullimit.