Haradinaj mbyll vizitën në Tiranë: Shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën, drejt NATO e BE

Me një fjalim drejtuar deputetëve të parlamentit shqiptar në një seancë solemne dedikuar terësisht atij, ish Kryeministri i Kosovës dhe kreu i AKK, Ramush Hardinaj përmbyll vizitën e tij një ditore në Tiranë, e para që pas marrjes së pafajësisë në Gjykatën e Hagës.Haradinaj nuk ka preferuar të mbajë fjalim të gjatë, por është treguar konciz dhe i prerë se tashmë për shqiptarët ekziston vetëm një rrugë, ajo drejt NATO-s dhe BE, duke garantuar se do të japë të gjithë kontributin e tij në këtë drejtim, që ashtu sic ka nisur përsëmbari ky shekull për shqiptarët, të punohet edhe më tej për më shumë progres dhe arritje.“Pamja e Shqipërisë dhe shqiptarët  janë parë ndryshe, por aspiratat kanë qenë të njëjta. Liria erdhi, por me flijime të mëdha. Sot faktori shqiptar është kyç për ekonominë, paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne jemi gjeneratë dëshmitare se tanimë kombi  shqiptar me vullnet të lirë e ka zgjedhur rrugën e tij drejt NATO-s dhe BE. Unë do të angazhohem në këtë drejtim. Ky shekull ka filluar përsëmbari për shqiptarët, por besoj se kemi potencialet për ta bërë Shqipërinë një dritë të vërtetë”tha Haradinaj përpara ligjvënësve të Kuvendit.Vetë Kryepalamentarja Topalli, e cila hapi dhe seancën, e ka vlersuar rolin e Haradinaj në mbrojtje të luftës së Kosovës për pavarësi.“Është gëzim për të gjithë ne t’ju presim në Kuvend, kjo është sencë ndryshe nga të tjerat, jo thjesht për rolin tuaj, jo thjesht se jemi në vitin e 100, por ju që ishit kryeministër i Kosovë që kishit dalë me votën e popullit tuaj shkuat dhe mbrojtët në Hagë luftën e Kosovës. Dhe ia dolët, ashtu siç të gjithë shqiptarët donin. Lufta ishte e drejtë. Sot pas kaq vitesh koha e njohu të drejtën e shqiptarëve”tha ajo.Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë Haradinaj pati një takim me Presidentin Nishani, Kryeministrin Berisha, Kryeparlamentaren Topalli, kreun e PS-së Rama dhe kreun e LSI-së Meta.