Reali shkon në finale, “Topi i Artë” goditet me çakmak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2014, 12:05
Cristiano Ronaldo ka shënuar 2 gola në derbin e Madridit ndaj Athleticos. Të dy golat i shënoi nga penalltia, ndërsa penalltinë e parë e nxori vetë.Por Ronaldo simuloi në këtë rast duke "notuar" në mbrojtjen e Athleticos. Dy golat e tij dhe kjo penallti e paqenë krijuan urrejte për superyllin nga tifozët vendas."Topi i Artë" u godit me çakmak në kokë pas përfundimit të pjesës së parë. Gjersa ishte duke folur diçka me Sergio Ramos, Ronaldo u godit nga tifozët me një çakmak në kokë.