Neuer: "Dua të fitoj Kupën e Botës me Gjermaninë"
Pas dominimit në nivelin e klubeve me Bayern Munichun, Manuel Neuer synon të triumfojë edhe në shkallën ndërkombëtare me Gjermaninë, në Kampionatin Botëror në Brazil. I intervistuar nga FIFA, Neuer ka konfirmuar synimet e tij për të fituar Kupën e Botës."Finalja e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar ka konfirmuar vlerën e futbollit gjerman dhe se puna shumëvjeçare sjell frytet e saj. Do të shkojmë në Botëror me vetëbesim të madh në potencialin tonë. Grupi do të jetë i vështirë, jemi të vetëdijshëm", shtoi Neuer i cili pranon se Gjermania duhet të ketë kujdes nga rivalët e tjerë për titull.Ai më tej shtoi se vendet amerikano jugore janë edhe favorite për të ngritur trofeun në fund."I njohim kualitetet e kundërshtarëve tanë, por jemi të vetëdijshëm se mund t'i mposhtim. Jemi në mesin e favoritëve dhe uroj që ky të jetë viti ynë. Kundërshtarët më të rrezikshëm sipas meje janë ato nga Amerika e Jugut, Brazili, Argjentina e Uruguai që mund t'i krijojnë probleme çdo kundërshtari".27-vjeçari ka qenë protagonist në suksesin e pesfishtë të sezonit të kaluar duke rezultuar shpesh herë edhe vendimtar. Tashmë duhet të tregojë vlerat e tij edhe me pancerat.