Judo Grand Slam Paris 2014,Kelmendi fiton medaljen e artë

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’.Majlinda ka fituar medaljen e artë në këtë turne prestigjioze, pasi që në finale mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg, në kategorinë deri në 52 kg.Xhudistja pejanë e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2014. Majlinda për të arritur deri në finale nuk e pati të lehtë. Shorti përcaktoj që ajo të jetë pjesë e Grupit A në Grand Slam “Parisi 2014’.Krenaria e sportit të Kosovës, në raundin e parë nuk pati kundërshtar. Kurse, në të dytin u përball me kanadezen Ecaterina Guica, të cilën e mposhti pa problem. Në çerekfinale Kelmendi përballë pati xhudisten nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar.Edhe në këtë luftë pejania ishte e suksesshme, derisa doli fituese e Grupit A. Në gjysmëfinale Kelemndi u ndesh me gjermanen Mareen Kraeh, të cilën e kaloi pa problem dhe u kualifikua në finale.Majlinda në finale të kësaj gare, mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg dhe fitoi medaljen e artë në turneun prestigjioz Grand Slam “Parisi 2014’.Kujtojmë se Majlinda në karrierën e saj të bujshme suksesin më të madh e kishte arritur vitin e kaluar kur ishte shpallur kampione e Botës në kategorinë 52 kilogramë në Kampionatin Botëror i cili ishte mbajtur në Rio de JaneiroNdërkohë, Distria Krasniqi, një tjetër xhudiste që ishte pjesë e Grand Slam “Parisi 2014’, nuk ia doli që të rrëmbeje medalje.Krasniqi humbi mundësin për tu stolisur me medalje të bronztë, në kategorinë deri në 48 kilogram, pasi humbi nga argjentinasja Paula Pareto.