Ranieri: Falcao do kthehet për botëorin e Brazilit

Trajneri i Monacos , Claudio Ranieri është deklaruar optimist për rikthimin e Radamel Falcaos në aksion. Kolumbiani pësoj një lëndim të rëndë në gju më 22 janar në kuadër të Kupës së Francës , dhe u tha se rrezikon edhe botërorin.Por Italiani në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar se: "Kam biseduar në telefon me të , është i qetë dhe do të na ndjekë në televizion në ndeshjen me PSG-n. Ai është duke punuar shumë dhe riaftësimi i tij po shkon më mirë se që kemi parashikuar , pasi gjuri po reagon mirë në riaftësim" ka deklaruar Ranieri."Mendoj se ai do të luaj në botërorin e Brazilit , dhe kjo pa dyshim se do jetë një mrekulli. Falcao është shumë i fokusuar , dhe gjithçka po shkon mirë. Jemi optimist për këtë. Muaji i dytë dhe i tretë i riaftësimit do të jenë vendimtar në rrugën e rikthimit të tij" përfundi deklaratën e Ranieri.Falcao verën e kaluar iu bashkua Monacos për 60 milion euro , dhe paraqitjet e tij po shkonin mirë pasi ai ia doli të realizoi 11 gola në 19 paraqitje , por lëndimi i gjurit ndali këtë tempo të kolumbianit , dhe njëkohësisht ka zbehur edhe gjasat e Monacos për titull kampioni.Skuadra e famshme holandeze PSV Eindhoven, ka njoftuar zyrtarisht se ka rikthyer në skuadër të mirënjohurin Guss Hiddink. 67 vjeçari do të jetë këshilltar teknik i ekipit dhe së bashku me trajnerin aktual Philippe Cocu do të ketë rrol menaxhues në PSV.Hiddink, ka drejtuar skuadra të mëdha europiane si PSV, Valencia, Real Madrid, Chelsea. Ai po ashtu ka qenë edhe selektor i disa përfaqësueseve, si ajo e Holandës, Rusisë, Turqisë e Koresë së Jugut, së fundimi ishte pjesë e skuadrës Anzhi Makhachkala.