Ndalet Juve, Napoli shkatërron Milanin

Juventusi ka humbur një mundësi mjaft të mirë për të thelluar diferencën me Romën për të qenë më pranë titullit të tretë radhazi. Bardhezinjtë nuk mundën të ruajnë avantazhin e dyfishtë të pjesës së parë duke e mbyllur ndeshjen në një barazim 2-2.Më i miri në formacionin e  Antonio Kontes, Tevez, do të arrinte të zhbllokonte rezultatin që në minutën e katërt pas goditjes së Asamoah që ktheu nga mbrojtja. U duk se do të ishte dita e argjentinasit që në minutën e 21-të pas një infiltrimi perfket të Pogba, argjentinasi në pozicion paksa prirët me portën e mposht për herë të dytë portierin Rafael.Avantazhi i dyfishtë i pjesës së parë dha përshtypjen e një ndeshjeje tashmë të mbyllur, por për ta bërë më të bukur sfidën mendon Luka Toni, i cili në minutën e 52 e dërgoi topin në kokë në anën e majtë të portës së Bufon. Në minutën e 65, Antonio Conte vendos të hedh në fushë përforcimin e janarit, Osvaldon. Ish-sulmuesi i Sauthempton vetëm pas dy minutash që në prekjen e tij të parë e dërgon topin në shtyllë. Verona kundërpërgjigjet sërish me Tonin, që për pak befason për herë të dytë Bufon. Në momentin që dukej se gjithka ka përfunduar do të ishte Huanito Gomez që i lënë i pambuluar në zone, e dërgon topin në rrjetë.Napoli ka shkatërruar Milanin në "San Paolo". Skuadra e Rafael Benitez fiton 3-1 ndaj kuqezinjve me një dygolësh të Higuain, që bëri të pavlefshëm golin e debutuesit Taraabt. Trajneri holandez zgjodhi blerjen e re, Taarabt nga minuta e parë. Marokenit i mjaftojnë vetëm 8 minuta për të treguar aftësitë dhe klasin e tij duke e mposhtur Reinën pas një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës.Napoli do të reagonte menjëherë dhe gjen rrugën e rrjetës në një gol po aq të bukur pas një goditje spektakolare të Inler që lë të shokuar Abiatin. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në të dytën vetëm pas 10 minutash do të ishte Higuain që do ta dërgonte topin në rrjetë.  Në minutën e 70-të, Balotelli nuk goditi dot portën ndërsa në të 72-tën shpërdoroi dhe një tjetër rast duke e detyruar Seedorf ta nxjerrë nga fusha e lojës. Sulmuesi shpërthen në lot në momentin që ulet në stol pas rasteve të humbura.  Napoli nuk fal më, pas shumë rasteve të shëprdoruara dhe e dërgon topin për herë të tretë në rrjetë sërish me argjentinasin Gonzalo Hiaguain.Në këtë mënyrë Napoli merr një fitore mjaft të rëndësishme duke u konfirmuar në vendin e tretë dhe duke shuar shpresat e kuqzinjve që tashmë thuajse nuk kanë asnjë mundësi.