Zvicra me tre lojtarë në Kampionat Botëror
Përmes referendumit, zviceranët kanë aprovuar një nga ligjet më të ashpra ndaj të huajve, për atë që ky vend edhe është kritikuar ashpër. Ligji rivendos kufizimet e mëparshme sa i përket numrit të të huajve që kanë të drejtë të jetojnë dhe të punojnë në këtë shtet.Por, disa media ndërkombëtare kanë filluar të ironizojnë me faktin se sikur ky ligj të aprovohej më parë, atëherë Zvicrës do t'i duhej të shkojë në kampionatin botëror të futbollit në Brazil me vetëm tre lojtarë. Von Bergen, Valtin Stoker dhe Reto Zigler janë të vetmit zvicerian në formacionin bazë.Shumica e futbollistëve që luajnë për kombëtaren e Zvicrës janë të huaj.Gökhan Inler (prindërit i ka emigrantë nga Turqia), Blerim Xhemajli (shqiptar i lindur në Maqedoni), Tranquillo Barnetta (prindërit i ka emigrantë nga Italia), Granit Xhaka (prindërit i ka emigrantë nga Kosova), Xherdan Shaqiri (shqiptar i lindur në Kosovë), Diego Benaglio (prindërit i ka emigrantë nga Italia), Haris Seferovic (prindërit i ka emigrantë nga Bosnja), Pajtim Kasami (shqiptar i lindur në Maqedoni).Natyrisht, edhe trajneri Ottmar Hitzfeld nuk do të ishte pjesë e ekipit. Me pranimin e Zvicrës në FIFA me të drejta të plota Zvicra mund të has shumë vështirësi në formimin e një skuadre të mirë.