Mourinhos: Man Utd mund të kap vendin e katërt

Jose Mourinhos i vjen keq për Manchester Unitedin dhe homologun e tij David Moyes, teksa kampionia e Premier Ligës vazhdon të ketë probleme këtë sezon.Barazimi me Fulhamin të dielën e la Unitedin nëntë pikë larg nga vendi i katërt në tabelë, ndërsa përgatiten të ndeshen me Arsenalin të mërkurën, në rrezik të madh të dështimit për të siguruar kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve."Më vjen keq për ta.  Kurrë nuk kënaqem kur shoh dikë që ka probleme, sikurse ata. Por, United është United. David ka përvojë të mjaftueshme për t'u ballafaquar me këtë situatë, dhe e ardhmja do të jetë më e mirë për ta. Po, ai është njeriu i duhur për detyrën. Ata e dinë se janë pranë për vendin e katërt, dhe e dinë se skuadra si ne, Liverpool dhe Arsenal janë duke shkuar mirë. Nuk do të jetë lehtë për ta që të ngushtojnë një disavantazh aq të madh. Por, është e mundur" - tha Mourinhio.Për momentin Chelsea i Mourinhos ndodhet në krye të Premier League, por gjithsesi The Special One pohoi se nuk do të zhgënjehet nëse ekipi i tij nuk e fiton kampionatin. Për teknikun luzitan, zhgënjim do të ishte vetëm nëse skuadra nuk ruan këtë ritëm loje që ka aktualisht.