Milan ndahet nga Interi
Milan dhe Inter kanë vendosur: Do të ndahen. “San Siro” nuk do të jetë më shtëpia e të dy gjigandëve nga Serie A.Sipas asaj që bën të ditur "Sport Mediaset", në 13 Mars të këtij viti do të merret vendimi përfundimtar nga drejtuesit e të dyja skuadrave. Me shumë mundësi Interi dhe Milani do të rreshtin së përdoruri së bashku stadiumin "San Siro" në vitin 2016 ose 2017, pasi Milani ka në plan ndërtimin e një impianti të ri ndërsa Interi do të rimodelojë stadiumin aktual për të luajtur e vetme aty.Plani i Barbara Berlusconit është që të ndërtojë një impiant të ri në zonën e Portello pas përfundimit të ekspozitës universale Expo që do të zhvillohet pikërisht në këtë zonë në vitin 2015. Drejtuesja më re e kuqezinjëve ka rreth 6 muaj që ka filluar nga puna për të studiuar me stafin e saj projektin për stadiumin e ri.Nëse gjërat shkojnë mirë, Milani dhe tifozët e tij do të kenë stadiumin e tyre të ri në verën e vitit 2016 ose atë pasardhës. Idenë e parë për ndërtimin e një impianti të ri e kishin fillimisht drejtuesit e Interit, por mesa duket tashmë kjo ide bazë e presidentit të ri zikaltër Erick Thohir ka rënë poshtë. Do të përfundojë kështu bashkëjetesa prej rreth 70 vitesh e dy skuadrave të Milanos, me dy ekipet që do ta luajnë derbin e Madoninës njëherë në impaintin e njërës e njëherë në stadiumin e tjetrës.Ndërtimi i stadiumit të ri pritet të nisë në vjeshtën e vitit 2015, dhe nga edicioni 2016-17 ose ai pas tij, Milani do të ketë stadiumin e tij.