Real Madridi për herë të parë pa Cristiano Ronaldon
Real Madridi ktë fundjavë do luaj për herë të parë në këtë edicion të La Ligas pa Cristiano Ronaldon , që u ndëshkua me të kuq në ndeshje me Ath. Bilbaon , dhe tani do ta vuaj dënimin prej 3 ndeshjeve mos lojë.Që nga trasnferimi i tij në Madrid , Roni ka munguar në 18 ndeshje , si rrjedhoj e lëndimeve dhe kartonëve.Në këto 18 takime , Reali pa të ka fituar 12 herë , ka barazuar 3 herë dhe ka pësuar 3 humbje të tjera , që krahasuar në përqidnje , i bie që Reali ka fituar 66% e ndeshjeve kur nuk e ka pasur Ronaldon në dispozicion.Ndërsa kur ai ka qenë në fushë , Reali ka fituar 80 % e ndeshjeve.Mungesa e tij pritet të ndikoj edhe në efikasitetin e golave në fazën ofanzive.Kjo pasi në 18 takime pa Ronaldon Reali ka shënuar vetëm 40 gola , mesatarisht nga 2,2 gola për takim , kurse me të ka mesatare prej 2,75 gola për ndeshje.Ronaldo aktualisht është golashënuesi më i mirë i La Ligas me 22 gola , dhe 32 gola në tërësi në të gjitha garat.Mungesën e tij Ancelotti shpreson se do ta mbulojnë Benzema që ka 15 gola në këtë edicion , Bale që ka shënuar 10 herë , Di Maria me 9 gola dhe talenti Jesse që deri më tani ka realizuar 6 gola.Se a do t'ia dal Reali pa Ronaldon ta fundosë "Nëndetësen e Verdhë" (Villarealin) , do ta mësojmë sonte nga ora 20:00.