Flasin Garsia dhe Reya pas derbit të Romës
Pas barazimit të bardhë në derbin e Romës, kanë folur teknikët e të dyja skuadrave. Strategu francez nuk është shfaqur aspak i gëzuar."Në këtë takim na mungoi pasimi i fundit dhe zgjidhjet e duhura para portës. Ndaj skuadrave që mbrohen duhet të gjejmë patjetër mënyrën për të zhbollkuar ndeshjen dhe kjo ishte ajo çka na mungoi ndaj Lazios".Më pas foli edhe mbi vlerën që ka fitorja në një derbi të tillë."Për romanët derbi është gjithmonë një ndeshje speciale. Shikoni ndeshjen e Tottit, ai gjatë gjithë kohës ka provuar me goditje nga distanca pasi e dëshironte me gjithë shpirt një gol në këtë sfidë, por edhe De Rossi e Florenzi që ashtu si Totti edhe ata janë romanë, zhvilluan një ndeshje të mirë".Por ndryshe nga Garcia trajneri i Lazios, Edy Reja u shfaq i kënaqur në përfundim të sfidës."Vuajtëm pak por zhvilluam një ndeshje të madhe në planin mbrojtës. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe patëm disa mundësi të mira për të shënuar. Në pjesën e dytë ndjemë disi lodhjen dhe ramë shumë nga loja jonë, gjithsesi unë jam i kënaqur edhe me barazimin. Pas një jave që nuk flija tashmë jam më i qetë dhe do të shkoj të pushoj" - tha trajneri i bardhekaltërve.