Orlando Magic ndali serinë e fitoreve të Oklahomës.
Mgjistarët fituan me rezultat 103:102 , dhe kjo krejt fal Tobias Harris , i cili realizoi 2 pikë në aksionin e fundit.Për Orlandon kjo ishte vetëm fitorja e 15-të në kampionat , ndërsa pikërisht heroi që shënoi pikët në fund Tobias Harris , ishte edhe më i dalluari në tërësi me 18 pikë e 5 asistime.Oklahoma edhe përkundër humbjes , mbetet lider në perendim me 40 fitore e 12 disfata.Për dallim nga lideri i perendimit , aii lindjes , Indiana , fitoi të premtën mbrëma në duel ndaj Portlandit.Pacers triumfuan vetëm pas kohës shtesë. 4 periudhat e rregullta përfunduan 103:103 , ndërsa në vazhdime më të sukseshëm u treguan basketbollistët e Indianës që shënuan 15 pikë përkundër 10 sa i shënoi Portlandi.Hill me 37 pikë dhe Ëest me 30 , ishin më efikasët në triumfin e 39-të në kampionat për Indianën.Me fitore e kaloi të shtunën edhe ekipi i LA Lakers që mposhti Philadelphian.Ata triumfuan me rezultat bindës , 112:98.Më meritorët për këtë fitore , e cila ishte vetëm e 18-ta në këtë stinor për Lakersat , ishin Steve Nash me 19 pikë dhe dyshja Kaman-Johnson me nga 17 pikë secili.Në vijim ju sjellim edhe rezultatet komplete nga xhiroja e fundit:Portland - Indiana 113:118Oklahoma - Orlando 102:103LA Lakers - Philadelphia 112:98Cleveland - Washington 115:113Sacramento - Boston 89:99Brooklyn - Detroit 95:111Denver - New York 90:117Utah - Dallas 81:103Minesota - New Orlaeans 91:98Toronto - LA Clippers 105:118