Derbi francez ndahet në paqe

Derbi i Ligue 1, mes kampionit në fuqi Paris Saint-Germain dhe rivalit të tij kryesor për titull, Monaco, ka përfunduar në barazim 1:1, ballafaqim në sfidën që luhej për javën e 24-të.Sfida do të ishte mjaft e bukur dhe do të dhuronte emocione të shumta. Vendasit kishin mungesën e sulmuesit kryesor të tyre Radamel Falcaos që është dëmtuar dhe rrezikon edhe botërorin. Megjithatë ekipi i Ranierit arriti të ndalte PSG'n e Zlatan Ibrahimovicit që kaloi në avantazh në minutën e tetë me golin e Javier Pastores. Francezi do të përfitonte nga një përgjumje e  mbrojtjes vendase që fillimisht humbasin në mbulim Aleks dhe më pas edhe Pastoren.Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë në lojë për vendasit hyri edhe blerja më e re, Dimitar Berbatov, që erdhi nga Fulham gjatë merkatos së dimrit. Bullgari në fakt pak minuta më pas nuk do të ishte autori i golit. Në minutën e 74-të këmbëngulja e vendasve do të finalizohej  me një autogol të Tiago Silvës. Sfida deri në fund do të qëndronte në këto shifra me gjithë këmbënguljen e të dyja skuadrave për të ndryshuar rezultatin.PSG vazhdon të kryesojë me 55 pikë, pesë më tepër se Monaco.