Milani transferon mbrojtësin Fernando!
Sipas informacioneve të fundit në mediat italiane, skuadra e Milanit ka arritur të konkretizojë marrëveshjen me mbrojtësin e skuadrës portugeze Porto, Fernando, i cili menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni do ti bashkohet skuadrës së Clarence Seedorf.Braziliani i natyralizuar si portugez , Fernando, ishte nën vëzhgimin edhe të Juventusit, por Adriano Galliano ishte shumë i shpejtë në këtë rast dhe takoi personalisht agjentin e lojtarit, Antonio Araujo, me të cilin u morrën vesh që 26 vjecari të transferohet në "San Siro" me parametra zero. Milani po mendon për një lojtarë të përfolur edhe më parë për një kalim tek kuqezinjtë, dhe bëhët fjalë për Fabio Coentraon.Coentrao nuk është se aktivizohet shumë nga Ancelotti, dhe mund të largohet për shumën e 10 milion eurove.25-vjecari u ble nga Benfica për shumën e 35 milion eurove në kohën e Mourinhos.