La Liga, Barcelona në krye së bashku me Realin dhe Atletikon
Barcelona është rikthyer me fitoret në La Liga dhe për me tepër ka rikthyer në rrugën e rrjetës Leonel Mesin. Ylli argjentinas ndihmoi skuadrën e tij drejt fitores 4:1 në trasfertën e Seviljas.Si shpeshherë në periudhën e fundit, Barcelona ishte në disavantazh pas golit nga Alberto Moreno pas 15 minutash lojë. Goli ndikoi negativisht te blaugranët të cilët rrezikuan të pësonin edhe golin e dytë. Ndeshja mori një tjetër rrjedhë në minutën e 34-të, kur Alexi Sanchez shënoi golin e barazimit pas një harkimi të Messit në zonë. Nga përsëritja u kuptua se pozicioni kilianit ishte jashtë loje. Në të 44-ën, Messi me një goditje nga jashtë zone mposhti për herë të dytë Beton.Edhe pjesa e dytë do të ishte si një përsëritje e së parë teksa pas 10 minutash lojë Messi i dha një tjetër goditje kritikëve të tij duke shënuar golin e 1-3 për Barcelonën. Në fund do të kishte kohë edhe për lojtarin më në formë të momentit te katalanasit, Sesk Fabregas i cili në minutën e 88-të shënoi golin e katërt. Barcelona me këtë fitore është ngjitur në krye të klasifikimit së bashku me Realin dhe Atletikon.Real Madrid mposhti Villarrealin 4:2 në një ndeshje shumë të bukur të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. Galaktikët, pavarësisht mungesës së Cristiano Ronaldos për shkak të pezullimit, treguan se nuk e ka problem shënimin e golave, por pësuan edhe dy nga kundërshtari që e kërcënoi mjaft seriozisht.Gareth Bale u rikthye nga dëmtimi me gol duke kaluar skuadrën e tij në avantazh që në minutën e 7-të.Ndërsa Karim Benzema e dyfishoi avantazhin e vendasve. Por, Villarreal nuk u dorëzua dhe shkoi në pushim në një disavantazh të vetëm një goli, pasi Mario Gaspër e ngushtoi rezultatin në minutën e 43-të. I riu Jese Rodriguez konfirmoi formën e shkëlqyer dhe shënoi për Realin. Ish futbollisti i Barcelonës, Giovani Dos Santos shënoi nga goditja e dënimit duke rikthyer në lojë miqtë. Benzema shënoi golin e tij të dytë dhe të katërtin për Realin duke i dhënë fund çështjes së fituesit. Reali e barazoi Atleticon e cila u thye keqazi nga Almertia në transfertë. Skuadra e Diego Simeones nuk mundi të marr një rezultat pozitiv duke dorëzuar kreun pas vetëm një jave.