Daily Star': Man. United refuzon ofertën e PSG për Januzajn

Pasi Paris Saint Germain bëri tentativën e radhës për të bindur talentin Adnan Januzaj të transferohet në Francë duke i premtuar miliona Euro, Manchester United nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë talentin kosovarë.Klubi parizien ka gati 40 milionë Paund për shoqërinë britanike dhe një pagë prej 100 mijë Paund në javë për lojtarin, por "Djajtë e kuq" po u bëjnë ballë tentativave të njëpasnjëshme të trajnerit Laurent Blanc, i cili e dëshiron me çdo kusht në "Parc de Princes" mesfushorin me origjinë shqiptare. Kjo ishte tentitiva e dytë pasi më parë ofroi 15 milionë paund. Shefi ekzekutiv i djajve të kuq , Ed Udard ka refuzuar ofertën e parizienëve.Sipas "Daily Star", një burim pranë klubit anglez është shprehur se trajneri Moyes ka plane të mëdha për lojtarin, rreth të cilit planifikon të ndërtojë skuadrën e së ardhmes, prandaj nuk dëshiron në asnjë mënyrë që Januzaj të largohet edhe nëse ofertat mund të duken të parezistueshme në pamje të parë.18-vjeçari e rinovoi kontratën me Manchester United, nga e cila përfiton 30 mijë Paund në javë, plot 70 mijë më pak se oferta e sheikut Al Khelaifi, prandaj ky mund të rezultojë një problem serioz në projektet e Moyes për ta bindur djaloshin të qëndrojë në Angli. Gjithsesi, këto janë vetëm zëra mediatikë në mes të një sezoni ku asgjë nuk mund të thuhet me siguri sepse Paris Saint German ka treguar se mund të bëjë edhe çmenduri për të afruar në grup lojtarët më të mirë të kontinentit siç ishte rasti i fundi me mbropjtësin Kabaje ëpr 40 milionë euro apo pa harruar edhe Edison Kavanin për 63 milionë  milionë euro duke u blerë nga Napoli.