Anceloti: Izco ka të drejtë të jetë i pakënaqur

Në fillim të sezonit ardhja e izkos u prit mjaft mirë nga Anceloti i cili e aktivizoi thuajse në të gjitha ndeshjet miqësore dhe mori përgjigjie mjaft pozitive. Sot tekniku Italian e di mjaft mirë se pakënaqësia e Iscos është "normale", pasi ai gjatë gjithë kohës qëndroi në stol në fitoren e Real Madridit ndaj Villarrealit me rezultat 4:2.Mesfushori spanjoll e filloi furishëm sezonin në sistemin 4-2-3-1, por vendimi për ndryshim në 4-3-3 ka bërë që ai të humb vendin në formacionin bazë. Ancelotti është i bindur se Isco mund të adaptohet në strategjinë e tij dhe të rikthehet në rolin e mesfushorit qëndror ose në krah."Ndoshta Isco tani nuk është i lumtur. Nuk më pëlqen një futbollist i lumtur i cili nuk luan. Ai është penalizuar pak sa ka ndryshimi i formacionit, por shpresoj që deri në fund të sezonit të jemi në gjendje të themi se ishte i rëndësishëm në ekip. Ai luajti shumë mirë në fillim të sezonit. Nuk kam asnjë dyshim për talentin e tij në të ardhmen. Por, është normale për të që tani është i pakënaqur", deklaroi Ancelotti për Marca.Isco ka shënuar gjashtë gola në 17 ndeshje në La Ligë këtë sezon, pas transferimit në klub nga Malaga gjatë merkatos së verës.