Inter shijon fitoren e parë për vitin 2014-të
Inter më në fund është rikthyer në rrugën e fitoreve. Zikaltrit triumfuan për herë të parë në vitin 2014 duke mposhtur Sassuolon me rezultatin minimal 1:0 në duelin e zhvilluar në Giuseppe Meazza. Skuadra e Walter Mazzarrit e dominoi ndeshjen por arriti të shënojë vetëm një herë.Blerja më e re Hernanes e nisi nga minuta e parë dhe braziliani shfaqi menjëherë klasin e tij teksa ishte lojtari më i rrezikshëm në fushë. Minutat më të mira, vendasit i patën në fund, teksa Milito shpërdoroi dy herë i vetëm përballë portierit mik, ndërsa Palacio nuk arritit të finalizojë mundësinë e tij në minutën e 45-të. Pjesa e parë u mbyll pa gola, dhe për këtë meritë të madhe ka edhe portieri i Sassuolos, Gianluca Pegolo, me pritjet e tij.Por, pak minuta pas pushimit qendërmbrojtësi Walter Samuel shënoi me kokë pas harkimit të brazilianit Hernanes. Në vazhdim, zikaltrit patën edhe raste tjera për shënim por nuk i konkretizuan ato, duke fituar fal golit nga Samuel. Më në fund Mazarri buzëqesh.Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet në vendin e 5-të me 36 pikë ndërsa Sassuolo renditet në vendin e parafundit me 19 pikë.