Interi pëgatit kontratë të re për Ranochian
Andrea Ranocchia u mendua se do të largohet gjatë Janarit nga Interi , por tani gjërat kanë ndryshuar , pasi Interi po planifikon ti ofrojë atij kontratë të re.Italiani ishte i lidhur me një kalim eventual te Dortmundi ose Galatasaray gjatë miniafatit kalimtar të janari, por asnjëra nga këto opsione nuk u realizuan , dhe nuk do të realizohen as gjatë verës.Kjo pasi Tuttosport , raporton se "Neroazzurët" janë duke përgatitur një kontratë të re për Ranochian , pasi tani kanë ndërruar mendje dhe duan që me cdo kusht ai të qëndroj në "Guzepe Meazza".Kontrata aktuale e Ranochias kalon në vitin 2015-të , ndërsa ajo pritet të zgjatet edhe për disa vite , kurse do ti shtohet edhe një klauzolë e lartë , në mënyrë që ta blindojnë Ranochian te Interi.