Kupa e Mbretit, Atletiko kërkon përmbysjen

Atletiko Madrid dhe Reali sonte në mbrëmje do të luajnë sfidën e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Rezultati 3-0 i ndeshjes së parë lë shumë pak shpresa për "Lops Kolconeros" që duhet të bëjnë mrekullinë edhe pa shërbimet e sulmuesit kryesor të tyre Diego Kostës.Diego Simeone sonte pritet që të zbres në fushë me një formacion të cunguar nga mungesat.Në portë do të luajë Aranzubia. Në mbrojtje  Insua- Godin - Alderveireld - Mankuilo. Në mesfushë pesha e lojës do të rëndojë mbi Suarez dhe Koke ndërsa Rodrigues dhe Diego Garsia do të mundohen të mbështesin sulmuesin e vetëm Adrian për të tentuar mrekullinë.Galaktikët nga ana tjetër nuk kanë ndërmend të tolerojnë, Anceloti ka vendosur që në fushë të hedh formacionin më të mirë. Në portë do të jetë i pamposhturi Kasijas. Në mbrojtje Koentrao do të vesh një bluzë titullari së bashku me Pepe, Varane dhe Arbeloa. Në mesfushë Di Maria, Alonso dhe Modriç do të mbështesin treshen e sulmit Ronaldo-Benzema-Bejl.Nuk përjashtohet as mundësia që në fushën e lojës të zbres edhe Izko, i cili deri tani ka gjetur shumë pak hapësira. Dueli pritet të dhuroj shumë emocione ndërsa me shumë mundësi në finalen e Kupës së Mbretit, mbretërit do të luajnë me Barcelonën e cila do të luaj ndeshjen e saj me 16 janar ndaj Getafes.