Prova "paqe"-je, Juve-Inter shkëmbim në verë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2014, 11:55
Raporte jo të mira, ndoshta si asnjëherë më parë, por pas polemikave gjatë merkatos së janarit, Juventus dhe Inter mund të rigjejnë qetësinë. Sipas "TuttoSport", me rikthimin e tij në Itali, Erick Thohir mund të takohet me Andrea Agnellin për ti rihapur kontaktet pas shkëmbimit të munguar Vuçiniç-Guarin dhe ndoshta për të hapur një diskutim të ri për merkaton e verës.Kolumbiani vazhdon ti pëlqejë drejtuesve bardhezinj, pa harruar edhe Andrea Ranocchia, ndërsa zikaltrit vazhdojnë të monitorojnë sulmuesin malazez dhe Fabio Quagliarellan.Ja pra, mes një shkëmbimi të mundshëm Torino-Milano, në qershor mund të kemi edhe një "paqe" Juve-Inter