Ndalet United, Chelsea në krye
Premier League edhe këtë fundjavë ka dhuruar emocione magjike, teksa lajm duket se përbën gjithmonë Manchester United që nuk arrin të fitojë as ndaj Fulham.Në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford” për javën e 25-të, United ishte pranë fitores, por u detyrua të dilte me vetëm një barazim në fund. Steve Sidwell kaloi Fulhamin në avanatzh pas 19 minutash lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.Nga minuta e 60-të në fushën e lojës hyri edhe Adnan Januzaj duke zënë vendin e Darren Fletcher. Ylli kosovar gjallëroi lojën e vendasve. Robin Van Persie barazoi 1:1 në minutën e 79-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë, Michael Carrick shënoi pas një devijimi të një futbollisti kundërshtar duke kaluar Unitedin në epërsi. Por, kur pritej që United të ruante rezultatin duke siguruar fitoren, një gabim nga mbrojtësi Nemanja Vidic i dha mundësinë Fulhamit të kundërsulmojë, dhe Darren Bent shënoi me kokë për barazimin 2:2. Fulham mbetet i fundit me 20 pikë, ndërsa United në vendin e 7-të me 41 pikë , 15 më pak se kryesuesja Chelsea.Blutë e Londrës mposhtën Newcastle Unitedit 3:0 në “Stamford Bridge”, fal edhe Eden Hazard. Ylli belg shënoi tre gola për skuadrën e Jose Mourinhos që u hakmorrë për humbjen 2:0 në duelin e tyre të parë këtë vit, dhe për më tepër të marr kryesimin në tabelë, pas humbjes së Arsenalit nga Liverpooli, dhe barazimit të Manchester Cityt në transfertë te Norwich.Hazard kaloi Chelsean në avantazh, ndërsa disa minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në minutën e 60-të do të ishte sërish belgu që kompetoi tripletën nga pika e bardhë. Në vijim nuk pati më gola dhe Chelsea konfirmoi periudhën e formës së mirë që e ngjiti në vendin e parë në Premier Ligë me 56 pikë, një më shumë se Arsenali dhe dy para Cityt.