Diamanti zyrtarisht te Guangzhu Evergrande
Bolonja ka zyrtarizuar sot kalimin e Diamantit në Kinë te skuadra e Guangzhu Evergrande. Skuadra e drejtuar nga Lippi, e cila ka arritur të zyrtarizojë marrëveshjen me bolonjezët dhe lojtarin për një kontratë 3-vjeçare nga e cila Diamanti do të përfitojë plot 6.9 milionë Euro. Transferimi u bë i mundur për faktin se merkatoja vazhdon të jetë e hapur në Kinë, ndërsa Bolonja nuk ka mundësi ta plotësojë boshllëkun e lënë nga mesfushori.Vetë Diamanti është shprehur i lumtur për nisjen e një aventure të re. Ai falënderoi shoqërinë kuqeblu dhe presidentin që pranoi vendimin e tij për t'u larguar pas dy vitesh në radhët e klubit emilian. Në fund, Diamanti shton se shpreson që të këtë rritur edhe më shumë entuziazmin dhe vetëbesimin e Bolognas gjatë kohës që ai është aktivizuar në "Dall Ara".Gjithsesi, largimi i lojtarit drejt Kinës ndoshta mund të rezultojë edhe me pasoja negative për karrierën e tij sepse ai rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës me kombëtaren e Italisë, por nga ana tjetër ai ka shtuar disa të ardhura më shumë pasi te Bolonja ai përfitonte shumë më pak.