Martinez: Bayerni do përsërisë sukseset e sezonit të kaluar
Javi Martinez beson se Bayerni i Mynihut mund të përsërisë suksesin e vitit 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi pesë tituj. Bavarezët aktualisht mbajnë epitetin e kampionit në fuqi në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Kampionatin Botëror për klube. Por, ish mesfushori i Athletic Bilbaos kërkon mbrojtjen e trofeve."Mendoj se kjo skuadër është në gjendje ta bëjë diçka të tillë", deklaroi Martinez për “Sport Bild” i pyetur nëse është e mundur përsëritja e historisë."Ne kemi kualitet për ta realizuar këtë objektiv, dhe të hyjmë në histori të futbollit", u shpreh Martinez.25-vjeçari nuk ka luajtur që nga koha kur u dëmtua në Kampionatin Botëror për klube në dhjetor, por synon të rikthehet në skuadër sa më parë të jetë e mundur."Çdo futbollist mendon për ndeshjen e radhës. Dhe, kjo është uria dhe dëshira që na udhëheq edhe këtë edicion dhe na shtyn të bëhemi edhe më të mirë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodh", përfundoi ai.Mesfushori spanjoll deri më tani ka luajtur në 55 ndeshje me bavarezët duke shënuar 4 gola. Ndërkohë në karrierën e tij duke i bashkuar edhe aventurën te Aletiko Bilbao në 306 ndeshje ka realizuar 30 gola.