Hapen sot “Lojrat Olimpike Dimërore Sochi 2014”
Olimpiada Dimërore hapet sot zyrtarisht në Sochi të Rusisë. Me rastin e fillimit të kësaj olimpiade janë planifikuar disa aktivitete. Në ceremoninw e hapjes do të marrw pjesë presidenti rus, Vladimir Putin dhe personalitete të tjera. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet rreth orës 16:15 minuta. Në këto lojra do të marrin pjesë 2900 atletë të 15 disiplinave të ndryshme.Presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë një inspektim të mërkurën në fshatin olimpik, duke deklaruar se Rusia është gati për të mikpritur lojrat. Flaka olimpike ka arritur të enjten në Sochi, pasi ka udhëtuar rreth 65,000 kilometra, përfshirë edhe përmes Polit të Veriut, dhe një vizitë në hapësirë tek kozmonautët rus. Për pjesëmarrje në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore në Sochi do të vijnë 44 kryetarë shtetesh të ndryshme. Ndërsa gjithsej Lojrat Olimpike do t'i vizitojnë rreth 60 udhëheqës të vendeve të botësCeremonia e hapjes do zhvillohet në Stadiumin "Olimpik Fisht", me një kapacitet 40.000 vendësh. I quajtur ndryshe "Olimpijski Stadion Fisht", ky impiant është ndërtuar enkas për këtë ngjarje të madhe dhe ndodhet shumë pranë Fshatit Olimpik. Stadiumi quhet kështu për shkak të malit me të njëjtin emër dhe në të natyrisht do të zhvillohet edhe ceremonia përmbyllëse e këtij aktiviteti gjigant, e po e njëjta gjë do të përsëritet edhe për Lojërat Paraolimpike Dimërore, që do të zhvillohen po në Sochi, nga 7-16 Mars.Shqipëria do të marr pjesë në olimpiadën dimërore me skiatorët Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Tola do të garojë në datën 19 dhe 22 shkurt,, ndërsa Mëhilli me 18 dhe 21 shkurt.Në lojrat dimërore, në shumë disiplina të ndryshme dominuese janë Kanadaja, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara që konsiderohen edhe si favorit për të fituar më shumë medalje në Sochi.Siguria në Sochi ka qenë një problem kryesor, teksa atletët nga mbarë bota dhe media botërore do t'i ketë sytë nga Lojrat Olimpike Dimërore. Lojrat pritet të mbyllën më 23 shkurt.