Klopp: Nëse Verder Bremen Bremen na shpall luftë, do ti mundim

Trajneri I Dortmudnit, Jurgen Klopp I ka shpallur luftë verder Bremenit në prag të ndeshjes së radhës. Ai ëhstë shprehur se 'nëse Ëerder Bremen kërkon të luftojë, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne dhe do të fitojmë'.Vendasit qëndrojnë në vendin e 12-të në renditje me vetëm një fitore nga 8 takimet e fundit dhe sipas Jurgen Klopp, Bremen do të jetë edhe më i uritur për të marrë 3 pikët."Kam lexuar diçka për Verder Bremen. E sigurtë është që nuk janë të kënaqur me ndeshjet e para për këtë vit, prandaj do të japin maksimumin kundër nesh. Gjithsesi ne jemi në gjendje t'i shkaktojmë probleme dhe këtë do të bëjmë".Dortmundi i këtij sezoni është larg atij që arriti finalen e Champions League një vit më parë, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet. Për teknikun e verdhezinjve, edhe perceptimi i kundërshtarëve ndaj skuadrës së tij ka ndryshuar."Shumë njerëz kanë folur mirë për ne në vitet e fundit, por ka disa të tjerë që mendojnë se skuadër që mundemi. Ç'është e vërteta, nuk kemi respektin që ka Bayerni për shembull dhe ky është një fakt. Megjithatë ne do të vazhdojmë të kërkojmë respekt nga kundërshtarët në rrugën që kemi nisur" - tha Klopp për Goal.com.